5 futbollistët më të shtrenjtë të huaj në LPFMV

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë aktivizohen 47 futbollistë të huaj ose 21.96% nga gjithsej 214 futbollistë sa besohen të jenë aktiv në 10 skuadrat që bëjnë gara në rangun më të lartë të futbollit vendor.

Shkëndija është skuadra me më shumë futbollistë të huaj, gjithsej 9, e pasuar nga FC Shkupi me 7, Sileksi 6, Struga Trim 5, për të vijuar me Rabotniçkin, Akademia Pandev, Makedonija  Gj.P dhe Borecin, që kanë nga 4 të huaj, derisa Vardari dhe Renova kanë vetëm nga dy futbollistë jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut.

Leovigildo Júnior Reis Rodrigues i Vardarit  vlerësohet si futbollisti i huaj më i shtrenjtë në LPFMV. Mbrojtësi brazilian i krahut të majtë në tregun e transferimeve vlerësohet me 550 mijë euro, duke lënë pas vetes dyshen shqiptare të Shkëndijës, Gledi Micin dhe Ardin Dallkun, që vlerësohen në shumën e 475 mijë eurove.

TOP5 mbyllet me mbrojtësin e Vardarit, Evgenij Novak (400 mijë euro) dhe Sebastian Herera të Rabotniçkit (300 mijë euro), shkruan “infOSport.mk”.

Ajo që bie në sy është se gjithë këta futbollistë i përkasin repartit mbrojtës.

 

Leave a Reply