Shumica e italianëve mendojnë që ky sezon futbollistik në “Serie A” nuk duhet të rifillojë.
Në një sondazh të zhvilluar 64% e votuesve janë shprehur se kampionatet profesioniste të futbollit në Itali nuk duhet të rinisin këtë verë.
2/3 e atyre që kanë votuar kundër rinisjes së kampionateve e kanë arsyetuar qëndrimin e tyre me faktin se zbritja në fushë e futbollistëve nuk do të jetë e sigurt nga pikapamja sanitare.
Ndërkohë 1/3 mendojnë se futbollistët nuk duhet të jenë të privilegjuar përsa i përket testeve dhe tamponëve ndaj koronavirusit. Këta votues mendojnë që edhe të luash me dyer të mbyllura nuk është e sigurtë.
Ndërkohë 36% të cilët janë pro rinisjes së kampionateve, mendojnë se futbolli i luajtur duhet të rifillojë pasi mund të ndihmojë vendin në aspektin ekonomik.