Një ndryshim i madh pritet të ndodh në ndeshjet e futbollit, pas pandemisë “Covid 19”. Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA) ka dhënë aprovimin që skuadrat të bëjnë nga 5 zëvendësime gjatë 90 minutave lojë, dy më shumë se nga që janë bërë deri më tani.
Kjo pritet të aplikohet menjëherë po sa të nisin të gjitha kampionatet, përfshirë këtu edhe ndeshjet e futbollit në vendin tonë.
E gjithë kjo bëhet për shkak futbollistëve, që do ta kenë shumë të vështirë kur të kthehen në fushat e blerta.
Mungesa e stërvitjeve me grupin ka ndikuar negativisht te secili futbollistë, pavarësisht se pjesa më e madhe kanë vazhduar të stërviten në kushte shtëpiake.
Tashmë fjalën kryesore për këtë ndryshim të madh në ndeshjet e futbollit do ta ketë Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, që pritet ta zyrtarizojë përfundimisht këtë rregull të ri.