Edhe pse jemi në kohë pandemiekalkulimet rreth përforcimeve të reja tek skuadrat e njohura europiane nuk mungojnë. Është Juventusi që së fundmi ka shfaqur ambiciet rreth përforcimit të skuadrës, duke bërë me dije se e dëshiron me çdo kusht në Torino, sulmuesin polak të Napolit, Arkadiush Milik. Këtë të fundit drejtuesit “napolitan” e vlerësojnë në 50 milion euro, shumë të cilën Juventusi nuk e ka ndërmend ta paguaj.
Ata kanë një plan të çmendur, teksa janë gati që në drejtim të Napolittë dërgojnë plotë 4 futbollistë. Bëhet fjalë për Daniele Ruganin, Federiko Bernardeskin, Luka Pellegrini dhe Kristian Romero.
Këta dy të fundit do të dërgohen si huazim, ndërsa tashmë Napoli po bën edhe diskutimin me futbollistët sa i përket rrogës që kërkojnë, ku më i komplikuar është rasti me Ruganin. Nëse palët do të dakordoheshin, atëherë mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Të paktën kështu raportojnë mediat në Itali, mirëpo se çfarë realisht do të ndodh, mbetet të shihet vetëm pas përfudimit të këtij sezoni, pas të cilit skuadrat nuk besohet se do harxhojnë shuma të mëdha, sidomos pas krizës që e përjetuan me paraqitjen e pandemisë “Covid 19”.