Bardhi: Shqipëria më ka kontaktuar, por Kosova jo

Enis Bardhi pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë të momentit, teksa i njëjti po mbron me mjaft sukses ngjyrat e Levantes në La Liga, por njëkohësisht edhe të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, shkruan “infOSport.mk”.

Pikërisht përzgjedhja e tij e bërë tashmë disa vite, sërish zgjon interesin e gazetarëve për ti parashtruar atij tashmë pyetjen e zakonshme, nëse ka pasur ofertë për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, apo edhe Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, Enis Bardhi ka folur në për “Sporti Total” në KTV, duke sqaruar gjithçka.

“Nga Kosova jo, nuk ka pasur kontakte, kurse nga Shqipëria ka pasur kur isha më i ri, jo direkt nga ta, por nga njerëzit që kanë qenë përreth. Megjithatë asgjë konkrete nuk ka pasur. Nuk dua t’i përsëris ato gjëra, pasi kanë kaluar dhe nuk mund të kthehemi prapa. Duhet të shikojmë përpara”, – është shprehur Enis Bardhi.

Shkupjani 24-vjeçar me përfaqësuesen A të Maqedonisë kishte debutuar me 27 mars të vitit 2015-të në ndeshjen eliminatore për Euro 2016 kundër Bjellorusisë, ndërsa deri më tani numëron 27 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Leave a Reply