Një nga futbollistët më të mirë në ish-Jugosllavi, Darko Pançev, ka dhënë disa komente interesante lidhur me të kaluarën e tij.
Ish ylli maqedonas i futbollit ka komentuar për kohën kur ai luante me Interin, periudhë e cila ishte më e ndritshmja në karrierën e tij.
Por, Pançev duket se është pishman që atë kohë i ishte bashkuar Interit, pasi sipas tij, ai mund të luante edhe te Barcelona apo Real Madridi.
“Gabimi im më i madh ishte që iu bashkova Interit. Shkova te një skuadër me atmosferë të keqe, në një skuadër ku luhej futboll difenzivë. Si futbollist i huaj, nuk kisha përkrahje dhe të gjithë më shihnin ndryshe, ashtu që kisha probleme që të adaptohem. Mirëpo gabimi ishte vetëm i imi, pasi unë mund të zgjidhja mes skuadrave si Real Madrid, Barcelona apo edhe Mançester Junajted dhe disa skuadra të tjera me renome, që atë kohë interesoheshin për mua” – është shprehur Drako Pançev në një prononcim për “gol.mk”, transmeton “infOSport.mk”.
Një ndër sulmueist më të mirë në historinë e Crvenza Zvezdës në sezonin 1991/92 u rendit i dyti në garën për “Topin e Artë”, mirëpo në anën tjetër fitoi “Këpucën e Artë” pas 34 golave të shënuar brenda një sezoni.
Pançev te Interi u transferua në moshë 27-vjeçare dhe te skuadra nga Milano qëndroi deri në vitin 1995. Më pas një gjysëmsezon luajti te skuadra e Lokomotiv Lajpcig, që më pas të transferohet te skuadra e Fortuna Dyzeldorf.