Besart Ibraimi është një nga futbollistët e spikatur të kampionatit tonë vendor, por edhe një lider i padiskutueshëm vite me rradhë te Shkëndija e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi 33-vjeçar pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova është që nga vera e vitit 2015-të, me të cilët ka fituar dy tituj kampion.
“Bomberi” nga Kërçova falë “dopietës” kundër FC Shkupit me 1 dhjetor të vitit të kaluar, u ngjit në kuotën e 167 golave, duke u bërë kështu futbollisti me më shumë realizime në historinë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Ai në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në SuperSport, ka folur edhe për kontratën aktuale që ka me Shkëndijën, por njëkohësisht nuk ka fshehur dëshirën që të jetë pjesë e Superligës shqiptare.
“Në fund të sezonit më përfundon kontrata me Shkëndijën ku luaj prej 5 vitesh. Do të shikoj ofertën dhe më pas do vendosim”.
“Transferimi në Superiore?! Gjithmonë e kam ndjekur derbin e kryeqytetit. Do ta kisha me shumë dëshirë të kaloja në Shqipëri. Me Shkëndijën ishin shumë afër kalimit në grupet e Europa League, por fati nuk ishte me ne. Mendoj se në të ardhmen do kemi më shumë fat” – është shprehur Ibraimi, i cili karrierën e tij ndërkombëtare e kishte nisur janarin e vitit 2010-të, kur kishte bërë atë transferim bombastik nga Renova te skuadra e njohur gjermane e Shalke 04, që më pas të vijojë karrierën në Ukrainë, te skuadrat si Sevastopol, Tavriya, Metalurg Zaporozhje, ndërsa para se ti bashkohej Shkëndijës në vitin 2010, ai për një viti e gjysmë luajti në Qipro me skuadrat e EN Paralimniou dhe Ermis Aradippou.