Edhe më tutje vazhdon të diskutohet mënyra sesi do të mbyllen kampionatet vendore.
Përderisa fillimisht UEFA ishte e prerë duke urdhëruar federatat që t’i mbyllin kampionatet në fushën e lojës, tani paksa është zbutur, përcjell “GazetaBlic”.
Ajo ka propozuar që nëse kampionatet e secilit vend, për një arsye ose tjetrën, nuk arrijnë ta përfundojnë edicionin 2019/2020, renditja aktuale tabelare të vendos për skuadrat që do të kualifikohen në kompeticionet evropiane.
Ky pritet të jetë një vendim aq edhe i favorshëm për ekipet e mëdha që kishin gjasat matematikore për pozitat e katërta.
Kështu në Spanjë, Atletiko Madridi do të mbetej jashtë, pasi Sociedadi është i katërti. Në Angli, Arsenali e Mançester Junajtedi, kurse në Itali, Roma, Napoli dhe Milani do të mbetnin jashtë turneut më të madh për klube në kontinentin e vjetër.