Marash Kumbulla pa dyshim se është një nga zbulimet më të mëdha në “Serie A” këtë edicion, teksa falë paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Veronës, reprezentuesi shqiptarë, ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha.
Interi prej kohësh po e ndjek atë dhe është në bisedime me Veronën, me shpresën se do arrijë një marrëveshje për ta afruar atë në verë, ndërsa gjithashtu nuk ka munguar interesimi edhe nga skuadra të njohura nga Anglia dhe Gjermania.
Së fundmi në garë për firmën e Kumbullës është futur edhe Napoli, drejtuesit e së cilës skuadër kanë bërë edhe ofertën e parë.
Mediat italiane raportojnë se De Laurentis ka ofruar 25 milionë euro për të marrë shërbimet e Kumbullës, teksa lojtari dhe përfaqësuesit e tij i kanë kërkuar kohë presidentit napolitan. Duke parë konkurrencën e madhe, Verona tashmë kërkon 30 milionë euro për shërbimet e futbollistit shqiptar, i cili me shumë gjasa edicionin e ri do të luaj në një skuadër të madhe, duke shkuar hapave të bashkëlojtarit të tij, Amir Rrahmani, i cili siç e dimë, sezonin e ri do të luaj me Napolin.
Ku i dihet ndoshta pikërisht Napoli mund të jetë destinacioni i rradhës edhe i Kumbullës, duke vazhduar kështu partneritetin e tyre edhe në mbrojtjen “napolitane”.