Besart Ibraimi pa dyshim se është një ndër sulmuesit më të mirë që ndonjëherë ka luajtur te Shkëndija, por në përgjithësi edhe në elitën e futbollit vendor. Me 167 gola të shënuar në total, sulmuesi kërçovarë është “mbreti” i golave në historinë e futbollit të Maqedonisë, ndërsa në një prononcim për “Fan Zone” në SuperSport, ka folur edhe për kontaktet dhe mundësinë e humbur që ai vite më parë të luante me fanellën e Skënderbeut.
“Isha shumë afër kalimit te Skënderbeu gjatë kohës kur ata kaluan në fazën e grupeve të Liga Europa. Kemi qenë në kontakte, por nuk u finalizua në fund” – është shprehur Besart Ibraimi, i cili gjatë karrierës së tij përveç me Shkëndijën, në futbollin vendor ka luajtur edhe me skuadrën tjetër tetovare, Renovën, si dhe me dy skuadrat kërçovare, Vëllazërimin dhe Napredokun.