Punët për FC Shkupin në këtë sezon nuk kanë shkuar ashtu siç pritej apo ashtu siç ishin planifikuar dhe paralajmruar nga skuadra nga Çairi. Ndërkohë në një intervistë për televizionin Shenja, Muharem Bajrami nga FC Shkupi ka folur për shanset e bardhebluve për arritjen e Europës në këtë sezon. Sipas tij, nëse rinis kampionati, do të jetë një orar i ngarkuar me ndeshje në mesjavë dhe fundjavë, ndërsa Bajrami thotë që ekipi i tij do të jap më të mirën në secilën ndeshje për tu ranguar në fund në pozicionin më të mirë të mundshëm.