Zidane zgjedh transferimin e parë për këtë verë te Reali

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i vendosur për transferimin e mesfushorit francez të Mançester Junajtedit, Poll Pogba.

Një gjë të tillë pohon e përditshmja franceze, “L’Equipe”, sipas së cilës “mbretërit” shihen favorit për nënshkrimin e Pogbas përballë Juventusit.

Reali i Madridit prej kohësh kërkon mesfushorin francez, dhe “Djajtë e Kuq” pritet të ulin çmimin fillestar të tij prej 100 milionë euro.

Pandemia e koronavirusit mund t’i bëjë të vështira transferimet këtë verë, por Zidane duket se nuk dëshiron të kalojë një tjetër sezon pa Poll Pogban në skuadrën e tij.

Emri i mesfushorit të Kombëtares franceze është i lidhur edhe me rikthimin te Juventus, nga e cila skuadër në verën e vitit 2016-të për 105 milionë euro iu bashkua Mançester Junajtedit, për të cilën skuadër ka të zhvilluara gjithsej 150 ndeshje, duke realizuar edhe 31 gola.

 

Leave a Reply