Zllatan Ibrahimoviç është në Suedi, atje ku po kalon këtë periudhë pandemie. Sulmuesi nuk ka qëndruar i mbyllur, ashtu si dhe vendi i tij që mundohet të bashkëjetojë me virusin, dhe në këtë formë ka zbritur çdo ditë në stërvitje me klubin që zotëron edhe një pjesë të aksioneve, Hamarbi.
Ndërkaq, përveç stërvitjeve, klubi suedez ka zhvilluar edhe një miqësore të vogël kundër Frej. Hamarbi koleksionoi një fitore ndërsa Zllatan tregoi se nuk e ka harruar zakonin dhe ia doli të gjente edhe rrugën e rrjetës.
Ndërkohë, përshtypje bëri fanella që kishte veshur 38-vjeçari. Bluza e tij mbante një mesazh të veçantë që i përshtatej stilit të Ibrës: “Sot jam i fortë””, ishte shkruar në të. (VipSport.al)