Pas Ishujve Faroe, tashmë futbolli do të rinisë edhe në një shtet tjetër, madje ka edhe një datë zyrtare.
Bëhet fjalë për Korenë e Jugut, që këtë mëngjes ka lumturuar tifozët, duke njoftuar se futbolli rikthehet në 8 maj.
Federata ka njoftuar se kanë marrë një vendim dhe të gjithë kampionatet e meshkujve në këtë shtet do të fillojnë në 8 maj.
Ashtu siç pritet të ndodhi edhe në vendet e tjera, futbolli fillimisht do të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të frikës së një përhapje të madhe të Koronavirusit, i cili gjithashtu prekur edhe Korenë e Jugut, por duket se tani më e keqja ka kaluar.