Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ka konfirmuar se Kampionati Evropian në futboll në konkurrencë të femrave nuk do të zhvillohet ashtu siç ishte paraparë, në vitin 2021, mirëpo i njëjti do të zhvillohet nga data 6, deri më 31 korrik të vitit 2022.
Ky vendim erdhi si pasojë e ndryshimit të kalendarit të garave shkaku i koronavirusit.
“Kur u desh të merrnim vendimin urgjent për të shtyrë Kampionatin Evropian të vitit 2020, n e gjithmonë ishim në dijeni ndikimin që do të kishte në Evropianin 2021 të femrave. Ne kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha opsionet, me prioritetin për të rritur futbollin e femrave. Duke lëvizur Evropianin e femrave për një vit, ne jemi përkujdesur që ky të jetë turneu i vetëm i madh në verën e atij viti, duke pasur skenën që meriton”, – ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.
UEFA po ashtu ka vendosur të paguajë menjëherë klubet që kanë liruar lojtarët për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ndonëse ishte paraparë të ndodhte kjo pas plejofit që është shtyrë shkaku i koronavirusit.