Shkak i koronavirusit në Uells falimenton klubi i krijuar 141 vite më parë

Krahas dëmeve të mëdha që ka sjellë në humbjen e jetëve, dalëngadalë po dalin në dritë dhe dëmet e mëdha ekonomike që po sjell pandemia “Covid 19”. Njw nga fushat e prekura nga kjo pandemi, pa dyshim wshtw edhe futbolli.

Në Uells për shembull, koronavirusi ka shkaktuar falimentimin e klubit të kategorisë së 2-të, Rhyl FC, i cili ka mbyllur dyert pas 141 vitesh ekzistencë, lajm ky tepër i trishtë për futbolldashësit atje.

“Është një ditë tepër emocionuese për të gjithë ata që kanë lidhje me klubin. Jemi të gjithë tifozë dhe e ndjejmë thellë këtë vendim. Vendimi i vështirë u mor nga bordi drejtues, pasi u shqyrtua ndikimi financiar nga pezullimi i futbollit, për shkak të pandemisë,” – tha presidenti i klubit, Pol Higinson në deklaratën zyrtare.

 

Leave a Reply