Strategu portugez, Hoze Murinjo ka dhënë një deklaratë bombë për “Fox Sports”, ku ka thënë kurrë mos thuaj kurrë, si një përgjigje ndaj pyetjes a do të jetë një ditë trajner i Përfaqësueses Braziliane.
57 vjeçari njihet për ambiciet e tij të mëdha, prandaj dhe kësaj deklaratë ai i shton faktin se është akoma i ri, referuar viteve si trajner.
“Jam 57 vjeç, moshë kjo e re për një trajner. Nuk jam lodhur nga stërvitja. Jam lodhur nga të qëndruarit në shtëpi, për shkak të koronavirusit. Nuk mund të them që nuk do të stërvis Përfaqësuesen e Brazilit apo një skuadër braziliane,” – deklaroi Murinjo, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e njohur angleze të Totenhamit.