Një lajm i hidhur ka ardhur ditën e sotme për futbollin e Kosovës, teksa është ndarë nga jeta legjenda Bahri Shemsedini.
Legjenda kosovare është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke prekur kështu të gjithë. Ai ishte një prej emrave të parë të futbollistëve nga qyteti i Ferizajit.
Një ish-futbollist dhe trajner i shquar, ndërsa në vitet 90 nuk pranoi që të vazhdonte ndeshjet me ish-klubet Jugosllave dhe ato të Serbisë.
Gjithashtu një kontribuues i madh në themelimin e klubit të futbollit për femra, Vizioni.