Rekordet që ende nuk janë thyer nga Messi dhe Ronaldo!

Kanë bërë histori dhe kanë thyer shumë rekorde, por ka edhe prej atyre rekordeve, që dy futbollistët më të mirë në Botë për momentin, Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo, nuk i kanë prekur ende.

Dueli mes portugezit dhe argjentinasit për t’u bërë golashënuesi më i mirë në Europë vazhdon të emocionojë tifozët nga e gjithë bota, por pavarësisht se ata kanë thyer shumë rekorde, përsëri ka disa të tjerë që ende nuk janë arritur nga dy futbollistët.

UEFA ka renditur disa rekorde që dy lojtarët nuk kanë thyer ende:

Gola në finale

Golat në finalet e Kupave Europiane: 5 gola Alfrédo di Stéfano (1956, 1957, 1958, 1959, 1960 ), 2 gola Ferenc Pushkásh, të dy lojtarët i kanë arritur këto me Real Madridin.

Më shumë gola në një finale të Kupave Europiane: 4 – Ferenc Pushkás (Real Madrid, 1960)

Mesi ka shënuar vetëm dy gola në finale (në 2009 dhe 2011), ndërsa Ronaldo ka shënuar 4 (një në 2008, një në 2014 dhe dy në 2017), por ai është ende tre gola larg dy ish-futbollistëve të tjerë te Real Madrid.

Portugezi gjithashtu ka 6 paraqitje në finale: një më pak se Di Stéfano, dy më pak se Françisko Gento (Real Madrid) dhe Paolo Maldini (Milan).

Paraqitjet në garat e UEFA-s

Rekordi i paraqitjeve në Ligën e Kampionëve / (përfshirë kualifikueset): 181 – Iker Kasijas.

Ronaldo (131) dhe Messi (117) janë në një planet tjetër, përsa i përket numrit të golave të shënuar në ndeshjet me klube në kompeticionet europiane, por ende janë shumë larg Kasijasit për nga numri i paraqitjeve.

Suksese me ekipe të shumta

Finalet në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i tyre me ekipe të ndryshme:

3 – Klarens Sedorf (Ajaks 1995, Real Madrid 1998, Milan 2003, 2007).

Gola të shënuar në Ligën e Kampinëve me ekipe të ndryshme:

6 – Zlatan Ibrahimoviç ( Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG).

Ronaldo është i vetmi që ka shënuar në dy finale të Ligës së Kampionëve të fituara me dy ekipe të ndryshme, Mançester Junajted në 2008 dhe Real Madrid në vitin 2014.

Gjithashtu një rekord tjetër është edhe për tripletën më të shpejtë që e ka shënuar një lojtar në kompeticionet europiane.

Rekordi mbahet nga Bafetimbi Gomish, i cili shënoi 3 gola në harkun kohor të 8 minutave në ndeshjen Dinamo Zagreb-Lion, teksa ishte pjesë e këtyre të fundit.

Gola në sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, rekord që mbahet nga Rajan Gigs, i cili ka shënuar për 16 sezone radhazi.

Mesi dhe Ronaldo kanë shënuar për 15 sezone radhazi të Ligës së Kampionëve dhe sezonin e ardhshëm mund të barazojnë rekordin e ish-mesfushorit të Junatedit.

Më shumë gola në një sezon të vetëm, në kompeticionet europiane: Radamel Falkao me 18 gola në sezonin 2010/2011 kur ishte pjesë e Portos.

Sezoni më i mirë i Mesit ishte 2011/12 kur kishte shënuar 14 gola Ligën e Kampionëve.

Ronaldo vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampionëve duke shënuar 17 gola në 2013/14, por ende asnjëri nuk e ka arritur rekordin e kolumbianit.

Rekordi i Gerd Myler me 0.97 gola për ndeshje (34 në 35 ndeshje të Ligës së Kampionëve) duket i pathyeshëm.

Për ta arritur atë, Mesi duhet të shënojë një tripletë në 11 ndeshjet e ardhshme, ndërsa Ronaldo duhet të bëjë të njëjtën gjë në 19 ndeshjet e ardhshme.

Leave a Reply