Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane, ka shkruar një artikull për futbollistin kosovar Milot Rashica.
Në këtë artikull tregohet se kush është Rashica, të cilin e krahasojnë me Messin dhe Mbappen sa u përket numrit të golave të shënuar në vitin 2019.
“Rashica filloi të luaj në klubin e vendlindjes KF Vushtrria në Kosovë. Ai bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare” thuhet në këtë artikull.
“Tashmë fitues i Superligës së Futbollit të Kosovës 2013/14 me Vushtrrinë, Rashica ndihmoi Vitessen të pretendojë Kupën Holandeze”.
Po ashtu në këtë artikull thuhet që Rashica në lojën e tij ka ngjashmëri me kilianin, Aleksis Sançez, i cili aktualisht po luan si i huazuar te Interi nga rradhët e Arsenalit.
“Rashica u rëndit në mesin e pesë futbollistëve më të mirë në pesë ligat më të mira të Evropës në vitin 2019. Vetëm Mbappe, Messi, Neymar, Mane ishin më të mirë se sa ai”, – thuhet në këtë artikull.