Ish futbollisti kosovar, Alban Jusufi, është dënuar nga Federata e Futbollit të Suedisë për kurdisje të ndeshjeve.
Jusufi, i cili nga futbolli është pensionuar në vitin 2013, ka marrë këtë vendim nga Federata suedeze për të dëshmuar përfshirjen e tij në kurdisje të rezultateve.
Përveç Jusufit është dënuar edhe ish-futbollisti i Mançester Sitit, Dikson Etuhu.
Vendimi është marrë të enjten, ku Federata e Suedisë i ka suspenduar për pesë vjet që të dy futbollistët.
Sipas federatës, ata janë munduar të bindin një lojtar që mos të jap më të mirën në ndeshje, përkatësisht të lëshojë ndeshjen.
Etuhu dhe Jusufi në maj të vitit 2017 i kanë ofruar portierit Kenny Stamatopulos që të kurdisë ndeshjen me Gothenburgun, kur ai ishte pjesë e AIK Stokholm.
Sipas mediave angleze, portierit rezervë i ishin ofruar rreth 200 mijë euro për të lëshuar ndeshjen. Jusufi nuk ka drejtë të kryejë asnjë detyrë që lidhet me sportin për pesë vite.
Jusufi tani 38-vjeçar ka luajtur për disa klube të kategorive të ulëta suedeze, ndërsa në Shqipëri ka bërë karrierë te Vllaznia e Shkodrës.