Në Amerikë, “COVID-19” po vazhdon të ketë përhapje të madhe, ndërsa kjo situatë solli edhe deri në mbylljen e shkollave në këtë shtet tashmë për një kohë më të gjatë.
Nju Jorku është një ndër qytetet më të prekura nga ky virus, ashtu që shkollat pritet të jenë të mbyllura deri në fund të vitit.
Ndërkohë në zonën e Hjuston, falë yllit të skuadrës së Hjuston Rokets, Rasell Uestbruk, tashmë disa nxënës do të kenë mundësi të ndjekin mësimin nga interneti, i aplikuar në gjithë botën këto ditë.
Kjo ndihmë modeste e Uestbruk, i cili dhuroi plotë 650 kompjutorë mund të stimulojë edhe yjet e tjerë të NBA-së, për të bërë një gjë të tillë.