Një lajm i bujshëm na vjen nga mediat britanike, më saktësisht nga e përditshmja, “The Sun”, e cila zbulon plranin e Liverpullit për merkaton e verës.
Sulmuesi i tyre Sadio Mane vështirë të qëndrojë në “Enfilld Roud” edhe sezonin e ardhshëm, pasi Real Madrid e kërkon me çdo kusht.
Nejmar largohet nga PSZH vetëm për Barcelonën, ndërsa Mbappe është shumë i shtrenjtë. Si pasojë, Reali do të synojë firmën me Sadio Mane. Liverpull nuk ka ndërmend ta ndalojë yllin senegalez, madje ka përgatitur një plan.
Me paratë e përfituara nga shitja e Mane, plus me para të tjera, Liverpull është gati të paguajë plot 250 milion euro për Mbappe.
Mane pritet t’i japë Liverpullit rreth 150 milion euro dhe për firmën e Mbappe, Liverpull i bie të paguajë 100 milion. Skenar i çmendur, por jo i pamundur.