Me kampionatin e pezulluar norvegjez, Herolind Shala, anëtar i përfaqësueses së Kosovës është duke u stërvitur në mënyrë individuale për ta ruajtur formën e tij.
Këtë vikend ai ishte i ftuar në “Radio Rilindja Norëay” për të rrëfyer detaje nga karriera e tij, transmeton Gazetasheshi.com.
Ai po ashtu nuk ngurroi as të shfaq dëshirën e tij për t’u rikthyer një ditë të luaj me fanellën e njohur nga Superliga e Kosovës.
“Dëshira ime e madhe është që karrierën ta përfundoj te skuadra e qytetit tim, Feronikeli”, – ka thënë Shala, i cili është me prejardhje nga qyteti kosovar i Drenasit.