Edhe pse futbolli aktualisht është i pezulluar për shkak të pandemisë “COVID-19”, spekulimet në lidhje me merkaton po vazhdojnë me kampionët e Europës të Liverpullit që kanë shfaqur interes për qendërmbrojtësin e Seviljës, Diego Karlos.
Është trajneri Jurgen Klop, ai që ka shprehur dëshirën për t’i gjetur holandezit, Virxhil van Dijk një partner të fortë në zemër të mbrojtjes, pavarësisht se në skuadër ka emra si Joe Gomez, Joel Matip dhe Dejan Lovren.
“Ishte e qartë për mua se ardhja në Sevilja ishte një hap i madh në karrierën time pasi është një klub i madh, dhe nëse një ditë largohem, do të jetë vetëm për një nga ekipet më të mira në botë”, – tha Diego Karlos.
Përveç Liverpullit, për shërbimet e brazilianit 27-vjeçar të Seviljës, interesohet edhe treshja gjigande spanjolle, Barcelona, Real Madrid dhe Atletiko Madrid.