Milani gjen Pirlon e ri!

Sandro Tonali është një ndër futbollistët më të kërkuar në merkato. 19-vjeçari i Breshës provoi sivjet të luajë për herë të parë në “Serie A”, ndërsa paraqitjet e tij dëshmuan se i njëjti zotëron një talent të madh.

Stili i lojës së Tonalit ngjason me atë të Andrea Pirlo, ish mesfushorit të Milanit, skuadër kjo që po punon për ta transferuar atë në “San Siro”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Milani ka gati 30 milion euro për shërbimet e Tonalit, ndërsa njëkohësisht te Bresha do të huazonte mbrojtësin e ri Mateo Gabia (20 vjeç) dhe portierin Alesandro Plicari (20 vjeç).

Mirëpo si duket edhe kjo ofertë nuk do të kënaq numrin një të Breshës, Cellino, i cili për Sandro Tonalin kërkon plotë 50 milion euro.

 

Leave a Reply