Deri tani në botën e futbollit shqiptar janë tre personat e prekur nga koronavirusi.
Lajmin e ka konfirmuar numri një i futbollit shqiptarë, Armand Duka, i cili megjithatë nuk zbuloi identitetin e të prekurve.
Duka tha se dy prej tyre e kanë kaluar me sukses këtë virus dhe se janë në gjendje të mirë, ndërsa i treti vijon të përballet ende me pandeminë.
Duka pranoi se siç është raportuar së fundmi, Florian Riza e ka kaluar virusin dhe rezulton i shëruar.