Gjesti epik i Dinamos bëhet hit në mediat botërore (VIDEO)

Bjellorusia është vendi i vetëm evropian ku po luhet futboll, dhe atë me dyer të hapura për tifozët, edhe pse janë në numër të vogël.

“Covid-19” ka shkaktuar një krizë të thellë në të gjitha fushat, njëjtë e ka pësuar edhe futbolli, i cili është pezulluar në shumë vende, dhe nuk dihet nëse ky sezon do të vazhdojë.

Por, në Bjellorusi, aty ku po vazhdon të luhet, kanë gjetur një mënyrë për t’i mbushur stadiumet.

Në ndeshjen e kupës mes Dinamo Brest dhe Shakhtar, u mblodhën zyrtarisht 813 tifozë, por dukej se kishte edhe shumë të tjerë. Për të krijuar përshtypjen e mbushjes së stadiumit, Dinamo ka bërë disa mashtrime.

Klubi ka ftuar tifozë nga e gjithë bota për të blerë bileta virtuale, dhe nga ata montuan fotografi të tyre nëpër shkallët e stadiumit, të veshura me fanella të vjetra të klubeve të ndryshme.

Kjo krijoi një pamje tjetër në stadium, duke të krijuar përshtypjen e mbushjes së tij.

 

Leave a Reply