Shkëndija i ofron rinovimin Gledi Micit! Ja përgjigja e tij

Gledi Mici pa dyshim se është një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë, që ndonjëherë ka pasur Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. Futbollisti nga Shqipëria, aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Shkëndijës, ndërsa së fundmi në një prononcim për emisionin “Fan Zone” në “Supersport”, zbuloi se “kuqezinjtë” i kanë ofruar një rinovim, por se nuk ngutet dhe se pret çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen, më ofruan rinovimin te Shkëndija, por të presim se tani nuk flitet për futbollin” – ishin fjalët e Gledi Micit, i cili te skuadra kampione e vendit po zhvillon edicionin e tij të dytë.

Ai te Shkëndijë erdhi verën e vitit 2018-të nga rradhët e Skënderbeut, ndërsa me fanellën “kuqezi” numëron gjithsej 60 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Leave a Reply