Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski prezantoi masat e reja të Qeverisë për sportistët, ekipet dhe punonjësit sportive.
Të gjithë sportistët dhe punonjësit sportiv të cilët janë të angazhuar me kontratë në vepër, apo kontratë të përgjithshme në klubet e tyre sportive, do të marrinë pagë minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj.
“Numri më i madh i sportistëve janë të angazhuar me kontrat në vepër, apo kontratë tjetër, prandaj me këto masa janë përfshirë edhe këto persona. Qëllimi ynë është të mbulojmë sa më shumë sportistë dhe punonjës sportiv dhe t’u ndihmojmë që ta tejkalojmë këtë krizë. Agjencia për Rini dhe Sport, gjithashtu do të financojë programe për përgatitjen e sportistëve në sportet olimpike. ARS poashtu do të inicojë 50 % ulje të shpenzimeve për objektet sportive dhe do ju mundësohet klubeve që të lirohen nga pagesa e kotizimit vjetor për vitin 2020” – tha Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski.
Klubet do të marrinë ndihmë prej 14,500 denarë të cilët kanë të regjistruar të paktën 40 sportistë në kategorinë e të rinjëve në sportet individuale, apo 80 sportistë të regjistruar në kategoritë e të rinjve në sportet ekipore.
Qeveria gjithashtu do të ndihmojë në realizimin e vauçerëve të cilat i kanë klubet, duke pasur parasysh potencialin e zvogëluar financiar të kompanive përmes të cilave klubet zakonisht marrin para nga sistemi.
Të gjithë sportistët dhe klubet që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo masë qeveritare do të duhet të paraqesin një kërkesë për ndihmë financiare deri tek Federata e tyre Sportive, më së voni deri më 15 Prill, pas së cilës federata do t’i zbatojë kërkesat pranë ARSM-së.