Vendimi i Federatës Belge të Futbollit për të përfunduar përpara kohe këtë sezon futbollistik ka krijuar shumë polemika pasi është konsideruar një vendim i nxituar.
Menjëherë pas vendimit të Federatës Belge, UEFA, ECA shoqata e klubeve europiane si dhe ligat e futbollit në Europë kanë bërë një njoftim duke paralajmëruar federatat e futbollit se do të ishte e nxituar dhe e parakohëshme të mbyllnin kampionatet që tani.
Sipas UEFA-s nëse Federatat vendosin të vetme dhe jo në mënyrë të përbashkët me qeverinë e futbollit europian, ECA-n dhe ligat e futbollit, rrezikojnë që klubet e tyre të mos marin pjesë sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës.
Një paralajmërim ky edhe për Federatën Belge nga UEFA dhe të gjitha Federatat e tjera. Nëse Federata Belge nuk ndryshon vendimin e saj deri në 15 prill, klubet belge rrezikojnë të mbeten jashtë Ligës së Kampiponëve dhe Liga Europa për sezonin e ardhshëm.