Milot Rashica pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës dhe jo vetëm.
Futbollisti i skuadrës së njohur gjermane të Verder Bremen si shumica e futbollistëve në gjithë Botën, aktualisht po qëndron në izolim, kjo për shkak pandemisë që shkaktoi “Covid 19”.
E gjithë kjo ka bërë që shumica prej tyre karantinën ta shfrytëzojnë për të qëndruar në shtëpi me familjet e tyre, teksa shumicën e kohës po e kalojnë edhe nëpër rrjetet sociale.
Ka qenë pikërisht Rashica, që në një postim në rrjetin social “Instagram” ka shprehur mërzinë e tij dhe mungesën e madhe që po e përjeton duke mos luajtur futboll.