Bundesliga – sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” – ka sajuar një publik virtual, me potencial fitimi real, për të populluar stadiumet në 89 ndeshjet e parashikuara me dyer të mbyllura deri në fund për të plotësuar kalendarin dhe kampionatin që ka ndaluar në 8 mars për shkak të Koronavirusit.
Shtatë tipografë tifozë të Dortmund që kanë përfunduar në banesa publike për shkak të pandemisë kanë lëshuar këtë ide për të vendosur në stolat bosh të stadiumit një njeri prej plastike dhe me foton e fytyrës reale të atij që do të blejë këtë vend “online”.
Pjesë e fitimit (2.5 euro për çdo njeri plastike) do të kalojë në arkat e shpikësve të Dortmund për të mbështetur nismën kundër pandemisë.