“Topi i Artë” që jepet në dhjetor dhe votohet nga 193 gazetarë nga e mbarë Bota, për këtë sezon mund të ngelet në mëshirë të fatit për shkak se ekziston mundësia që të mos luhet më futboll. Por a do të shpallet fituesi deri në shkurt kur u luajt futboll?
“Top i Artë” i është dhënë lojtarit më të mirë në botë çdo vit që kur Stanley Mattheës e fitoi i pari në 1956, me Lionel Messin që është marrësi i fundit i këtij çmimi prestigjoz.
“Topi i Artë” është në të njëjtën situatë me çmimet më të mira të FIFA-s, që zakonisht jepet në shtator.
“Marca” raporton se deri më tani “Topi i Artë” mund t’i takojë sulmuesit të Lacios, Çiro Imobile, njëherit golashënuesi më i mirë i Europës këtë sezon me 27 gola. Dy fituesit e fundit, Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo, ndodhen shumë pas tij, me 19 gola, gjegjësisht 21.