Shtëpia e futbollit europian, UEFA, sot zhvilloi një video-konferencë me sekretarët e përgjithshëm të të gjitha 55 shoqatave anëtare të UEFA-s, dhe më pas Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së mori disa vendime.
- Të gjitha garat midis ekipeve kombëtare (meshkuj dhe femra) të cilat fillimisht ishin planifikuar për muajin qershor të vitit 2020 të shtyhen. UEFA në mënyrë plotësuese do të përcaktojë terminin për zhvillimin e të njëjtave. Vendimi gjithashtu i përfshin edhe ndeshjet e “play-off” për kualifkim në EURO 2020 dhe ndeshjet kualifikuese të Euro 2021 në konkurrencë të femrave.
- (1) Finalja e Kampionatit Evropian për moshën deri 17 vjeçare, e planifikuar për muajin maj 2020, gjithashtu është anuluar. (2) Në datën e paracaktuar, korrik 2020 dhe (3) maj 2020, nuk do të zhvillohen as ndeshjet e turneve finale të Kampionatit Evropian për femra deri në moshën 19 dhe 17 vjeçare. (4) Turneu Final i Kampionatit Evropian deri në moshën 19 vjeçare, i planifikuar për korrik 2020, shtyhet, ndërsa termini i ri do të shpallet në mënyrë plotësuese.
- UEFA Liga e Kampionëve në futsal e planifikuar për muajin Prill 2020, shtyhet gjithashtu, deri në njoftimin plotësues për terminin e ri.
- Të gjitha ndeshjet e tjera në kuadër të garave të UEFA-s, përfshirë edhe ndeshjet miqësore, mbeten të shtyera.
- Afatet, lidhur me të gjitha garat në nivel klubesh të UEFA-s 2020/21 janë shtyrë deri në njoftimin e mëtejshëm, veçanërisht në lidhje me procesin e regjistrimit të lojtarëve. UEFA në mënyrë plotësuese do të përcaktojë afate të reja.
Komiteti Ekzekutiv përsëriti angazhimin e tij të plotë për licencimin e klubeve dhe “fer-plej-n” financiar dhe ranë dakord që rrethanat e jashtëzakonshme aktuale kërkojnë ndërhyrje të caktuara specifike dhe lehtësimin e punës së shoqatave anëtare dhe klubeve dhe mbështeti propozimin për t’iu dhënë shoqatave kombëtare më shumë kohë për për të përfunduar licencimin e klubit.
Si rezultat i pasigurisë në rritje të shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme aktuale, Komiteti Ekzekutiv, gjithashtu ka vendosur të ndërpresë dispozitat e licencimit të klubeve, që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe vlerësimin e informacioneve të ardhshme financiare për klubet. Ky vendim zbatohet kryesisht për pjesëmarrje në garat në nivel klubesh të UEFA-s nga sezoni garues 2020/2021.