Ylli slloven i Dallas Maveriks, Luka Donçiç, në llogarinë e tij në “Tëitter” ka postuar një video të tifo grupit të Crvena Zvezdës, “Delije”, të cilën më pas e ka fshirë.
Kjo për shkak se ultrasit serb shfaqeshin duke kënduar kore kundër shqiptarëve.
Me të kuptuar diçka të tillë, slloveni ka reaguar. Në faqen e tij në Tëitter, Donçiç shkruan: “Më vjen keq për videon që postova. Nuk i vura re fjalët e këqija. Kurrë nuk do të shpërndaja diçka të tillë”.
Donçiç prej vitit 2018 luan në NBA me Dallas Maveriks, ndërkohë që për tre vite ai ishte aktivizuar edhe në ligën elitare të Spanjës, me Realin e Madridit. Basketbollisti 21-vjeçar ka edhe një lidhje me Kosovën, pasi gjyshi i tij ka lindur në Klinë dhe shpesh ka qenë atje për pushime si fëmijë.
sorry about the video i posted!! didn’t see the bad world !!🙏🙏 i would never share something like that
— Luka Doncic (@luka7doncic) April 1, 2020