Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof ka humbur jeten mbremjen e djeshme në moshën 68-vjeçare per shkak te koronavirusit, teksa në Francë është cilësuar si një humbje e madhe në botën e sportit.
Mesazhet ngushëlluese për presidentin nuk kanë munguar dhe njëri prej tyre është edhe ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, por njëherit edhe skuadrës franceze të Olimpik Marsej, Lorik Cana.
Futbollisti gjakovar ka bashkëpunuar me të në kohën kur aktivizohej për Marsejën dhe pas marrjes së lajmit ka shprehur trishtimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Cana thekson se ndjehet i nderuar që ka qenë miku, lojtar dhe kapiteni i tij.
“Me një trishtim të madh morëm vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Pape. Një ditë e trishtuar për të gjithë familjen e Marsejës. I nderuar të isha miku, lojtari e kapiteni juaj. Pusho në paqe president”, – ishin fjalët e Canës.