Bombë nga Spanja, Nejmar i thotë “PO” Barcelonës

“Diario Sport” raporton se braziliani Nejmar është pajtuar me kontratën që i ka ofruar Barcelona. Sulmuesi brazilian e do me ngulm rikthimin në “Kamp Nou”, andaj të dyja palët janë pajtuar rreth kontratës. Madje thuhet se super sulmuesi brazilian as që e ka negociuar kontratën, duke u pajtuar me të gjitha kushtet,

Inter futet në garë për mesfushorin e Napolit

Inter pritet të jetë një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar të kësaj vere, ku shumë emra kanë nisur të përfliten si transferime të mundshme në Milano. Emri më i fundit që raportohet nga “Tuttosport” është Allan. Sipas prestigjiozes italiane, braziliani do të largohet nga Napoli në fund të sezonit

Ter Shtegen befason me deklaratën e tij: Nuk shoh futboll, s’i mbaj mend emrat e kundërshtarëve

Mark-Andre Ter Shtegen është një portier i veçantë. Gjermani është përmirësuar shumë që prej arritjes te Barcelona në vitin 2014-të dhe është ndër më të mirët në botë në rolin e tij. 27-vjeçari futet te personat e rrallë që nuk preferon të shohë ndeshje. 90 minutat e tij në javë i

Futbolli spanjoll sërish në zi

Vetëm 24 orë pas vdekjes së 14-vjeçarit Kristijan Minholla, Atletiko Madridi ka njoftuar edhe për vdekjen e futbollistit të tyre legjendarë, Hoze Luis Kapon Gonzales. Ish mbrojtësi i “jorganxhinjëve” ndërroi jetë në moshë 72-vjeçare, duke humbur luftën me sëmundjen e pankreasit. Kapon pjesë e Atletiko Madridit ishte për një dekadë të plotë

Dortmundi thyen “karantinën”, prej nesër nisin stërvitjet

Skuadra e njohur gjermane e Borusia Dortmund ka “thyer” karantinën. Futbollistët “verdhezi” do të rifillojnë me stërvitje gjatë ditës së nesërme. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirusit, futbollistët e Dortmundit do të stërviten në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik. Futbollisti më i

Ardian Cuculi, “Ministri i ri i Mbrojtjes” te Drita

Ardhja e Ardian Cuculit te Drita ka shtuar sigurinë në repartin e mbrojtjes te skuadra gjilanase dhe me të drejtë tifozët ‘bardhekaltër’ e quajnë atë si “Ministër i Mbrojtjes”. 32 vjeçari nga Kërçova u bë shpejtë pjesë e zemrave të “Intelektualëve” falë golit të realizuar në derbin lokal të 29 shtatorit

Klubet e Ligës së Dytë kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria

Klubet e Ligës së Dytë, Lindje dhe Perëndim para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar një propozim, përmes të cilit kërkojnë ndihmë financiare për periudhën në vijim. Sporti në Maqedoni ka ndaluar në tërësi për shkak koronavirusit, ndërsa klubet e Ligë ssë Dytë thonë se kanë nevojë për ndihmë financiare,

Arsenal në negociata me Nabil Fekir

Arsenal ka hapur bisedimet me yllin e Real Betis, Nabil Fekir. Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” e duan Fekir në “Emirates”, ndërsa bisedimet tashmë kanë filluar. Te Arsenali, Fekir shihet si zëvendësuesi i mesfushorit, Dani Sebajos, i cili në verë do rikthehet te Real Madridi. Fekir iu bashkua Real Betisit verën e kaluar