Drejtuesit e Premierligës kishin përpiluar plane sekrete për të kurorëzuar Liverpullin me titullin e kampionit para se kampionati të pezullohej nga koronavirusi.
“The Mirror” shkruan se skuadra nga “Enfilld Roud” mund të ngriste lartë trofeun e Premierligës për herë të parë pas 30 vitesh nëse do të mposhtnin Kristal Pallasin.
Këto plane të nivelit të lartë janë bërë në kohën kur koronavirusi veç kishte filluar të ishte një kërcënim i bezdisshëm edhe në Angli.
Liverpulli ishte vetëm dy fitore larg titullit në Premierligë, dhe plani ishte që trofeu t’i dorëzohej në “Enfilld Roud’, më 21 mars, ditë e shtunë.
Kjo do të ndodhte nëse Liverpulli paraprakisht të mposhte edhe Evertonin në derbin lokal.
Në këtë raportim thuhet se asgjë nuk kishte zyrtare, por plani ishte që tifozët e Liverpullit të festonin suksesin e lavdishëm të tyre, para se futbolli të pezullohej.
Titulli në Premierligë zakonisht festohet nga skuadra fituese në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi.
Dhurimi i tij në mars, ka qenë një histori e padëgjuar në të kaluarën në futbollin anglez.