Futbolli akoma është në agjërim, ndërsa kjo ka bërë që Milani të rikujtojë të kaluarën. “Kuqezinjtë” kanë postuar dy gola shumë të bukur në rrjetet sociale. Ai i Klarens Sedorf në një derbi të paharrueshëm kundër Interit dhe realizimi i Hakan Çalhanoglu në fitoren 1:3 të sezonit të kaluar kundër Atalantës.
Holandezi Sedorf lëshonte një “predhë” në derbin e fundmarsit të vitit 2004 kundër rivalit lokal të Interit, vit ku “kuqezinjtë” e Ançelotit shpalleshin kampionë të Italisë.
Interi e kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por golat e Tomasson, Kaka dhe Sedorf sollën përmbysjen e çmendur, duke siguruar fitoren e madhe të Milanit.
Nga video e postuar në rrjetet sociale, goli i Klarens Sedorf me atë të Hakan Çalhanoglu është shumë identik. Që të dy nisen nga krahu i majtë dhe të dy godasin me të djathtën, duke shënuar gola të jashtëzakonshëm.