Pandemia e koronavirusit do të prish ndjeshëm planet e shumë klubeve të njohura europiane. Tashmë ekziston një parashikim se nuk do të ketë transferime të mëdha prej 100 milionë euro ose më shumë për disa sezone me rradhë.
Mediat në Itali sot kanë raportuar se kriza e koronavirusit mund të bëjë që Juventus të konsiderojë shitjen e Kristiano Ronaldos, i cili fiton 31 milionë euro në sezon.
Kjo ka bërë që e përditshmja e njohur spanjolle, “Marca”, të parashikojë të ardhmen e portugezit, nëse i njëjti vendo të largohet nga Juventusi.
Kjo gazetë shkruan se për të ardhmen e portugezit janë dy opsione, Paris Sen Zhermeni dhe Mançester Junajtedi.
Paratë nuk janë problem për francezët, e veçanërisht nëse shesin Nejmar te Barcelona, apo Kylian Mbape, që kërkohet nga Real Madridi.