Premierliga vjen me një plan të “çmendur” për të mbyllur sezonin aktual

Federata angleze e futbollit është e vendosur që ta përfundojë edicionin 2019/20 të Premierligës brenda këtij edicioni.

Siç raportojnë mediat në ishull tashmë drejtuesit e Federatës angleze të futbollit e kanë hartuar një plan me të cilin do t’i përfundonin 92 ndeshjet e mbetura deri në përfundim të këtij edicioni, transmeton “Gazetasheshi.com”.

Ndeshjet do të zhvillohen brenda muajit qershor dhe korrik me dyer të mbyllura. Të gjitha klubet do të jenë të karantinuara në hotelet e tyre dhe të gjithë futbollistëve do t’u bëhen testet e ‘koronavirusit’.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohet në TV dhe shikuesit nuk do të humbasin as edhe një ndeshje të vetme.

Një dilemë e madhe mbetet çështja shëndetësore. Në rast se futbollistët lëndohen atëherë ku do të përfundonin?

Edhe për këtë FA ka menduar zgjidhje duke kontraktuar një spital në Londër, i cili do të ishte në dispozicon vetëm për futbollistët.

Por, gjithçka mbetet vetëm hipotezë me planin i cili mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Leave a Reply