Inter pritet të jetë një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar të kësaj vere, ku shumë emra kanë nisur të përfliten si transferime të mundshme në Milano.
Emri më i fundit që raportohet nga “Tuttosport” është Allan. Sipas prestigjiozes italiane, braziliani do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe në garë për të është futur skuadra e Interit.
Klubi “zikaltër” do të largojë Vecinon në verë dhe tashmë po kërkon një zëvendësues.
Sigurisht që Allan do të ishte një goditje e bujshme, por më parë Inter duhet të bëjë llogaritë edhe me PSZH-në, që interesohet prej kohësh për mesfushorin “napolitan”.