Sot janë mbushur saktësisht 1 vit nga ndeshja e zhvilluar në Veles, aty ku Futsal Shkupi falë fitores 4:3 ndaj Velesit festoi titullin e dytë kampion në histori, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e vlefshme e javës së 23-të në elitën e futsalit vendor, ku Futsal Shkupi kishte regjistruar 22 fitore, dy prej të cilave ndaj irvalit kryesor për titull Velesit, duke krijuar kështu epërsinë e duhur prej 12 pikëve në 4 xhiro pa përfunduar sezoni i vitit të kaluar.
Kujtojmë skuadra nga Çairi përveç titullit kampion, vitin e kaluar triumfoi edhe në Kupën e Maqedonisë së Veriut, duke mundur në finalen e madhe Zhelezarecin, që më pas të ketë një aventurë shumë të suksesshme edhe në garat europiane.
Festa e lojtarëve të futsal Shkupit në parketin e rivalit kryesor për titullin e kampionit, Velesit
FUTSAL SHKUPI EDHE ZYRTARISHT KAMPION I MAQEDONISË NË FUTSAL Festa e lojtarëve të futsal Shkupit në parketin e rivalit kryesor për titullin e kampionit, Velesit VELESI – FUTSAL SHKUPI 3:4
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 30 март 2019 г.
Futsal Shkupi si nikoqir i turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve, arriti që të kalojë këtë fazë, duke mundur skuadrat si Encamp (Andorë), Cardiff Univeristy (Uells) dhe Lokomotiv Dagavpils (Letoni), me çka “bardhekaltërit” nga Çairi për herë të parë në historikun e tyre arritën që të kualifikohen në raundin kryesor të garave më prestigjioze europiane në futsal.
Skuadra e Futsal Shkupit po vazhdon dominimin edhe këtë sezon në futsalin vendor, teksa ka 6 pikë më shumë se rivali kryesor për titull KMF Proekt Ciko, teksa pas 16 xhirove numëron 15 fitore dhe vetëm një barazim. “Bardhekaltërit” nga Çairi gjithashtu janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës, duke eliminuar rivalin e madh këtë edicion, KMF Proekt Ciko, transmeton “infOSport.mk”.
Vërtetë rezultate këto mahnitës të Futsal Shkupit, skuadër kjo që u themelua vetëm në vitin 2014-të, ndërsa tashmë ka krijuar emër edhe në skenën ndërkombëtare, aty ku si piksynim pritet të ketë raundin kryesor të garave edhe në sezonin e ri europian.
Megjithatë deri atëherë mbetet që me sukses të gjithë ne të tejkalojmë gjendjen e jashtëzakonshme në vendin tonë, që i krijua pas Virusit Korona, që tashmë ka kapluar gjithë Botën. Si shumica e sporteve në vend, edhe futsali ka ndaluar në tërësi, ndërsa mbetet të shihet se si do të mbyllen garat e këtij edicioni, për të cilën duhet të vendos Federata e Futbollit të Maqedonisë, gjithnjë në përputhje me UEFA-n.