Zindine Zidane thuhet se ka kërkuar nga Florentino Perezi që në verën e këtij viti të largojë plotë 5 futbollistë, pasi të njëjtit nuk bëjnë pjesë në planet e tij.
Garet Bejll dhe Hames Rodrigez është dyshja që tashmë një kohë më të gjatë lidhet me një largim nga “mbretërit”, ndërsa kjo verë pritet të jetë vendimtare për ta. Të dy futbollistëve tani i janë bashkuar edhe Luka Modriç e Lukas Vazkes që po ashtu nuk po pëlqehen më nga strategu francez.
Nga “Santiago Bernabeu” mund të largohet edhe Naço, që po ashtu nuk ka arritur të tregojë vetën, mirëpo ka ende shpresë për të.
Nga shitja e tyre, mund të sigurohen transferimet si Kylian Mbape, Eduardo Camavinga, Raul Jimenez e Rayan Cherki.