Një lajm i trishtë na vjen nga Spanja, më saktësisht nga klubi madrilen i Atletiko Madridit, që njofton për ndarjen nga jeta e futbollistit 14-vjeçar, që luante për moshat e “”Jorganxhinjëve”.
Fjala është për Kristian Minçola Sançez, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë tragjike.
Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen e 14-vjeçarit, teksa presidenti Cerezo kishte shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej futbollistëve tanë. Atletiko dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Kristianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”.
Kristian Minçola Sançez ishte një ndër futbollistët më të dalluar te grupmoshat e reja, ku numëronte më shumë se 50 gola.