Zemra e italianit të naturalizuar, Stefan El Sharavi nuk rreh për asnjë skuadër tjetër, përveç se për “kuqezinjtë”, pavarësisht se është larguar nga Milani tashmë 5 vite të plota.
Për momentin 27 vjeçari aktivizohet me skuadrën e Shangait në Superligën Kineze dhe në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, ai pranon se te “kuqezinjtë” luajti në një moment jo të favorshëm, prandaj dhe largimi ishte gjëja e duhur.
“Kam lënë shumë kujtime në Romë, ku ndërtova një rrugë jo vetëm futbollistike por dhe më të gjerë akoma. Më mungon Roma ashtu siç më mungon e gjithë Italia”, u shpreh fillimisht, El Sharavi.
“Te Milani mbërrita në një moment kur kishte nevojë për ndryshim. Unë me zemër jam tifoz i Milanit, por rrethanat ishin të atilla saqë largimi ishte gjëja e duhur,” – deklaroi El Sharavi, i cili me fanellën e Milanit numëron 102 ndeshje, 27 gola dhe 13 asiste.