Në këto kohë të turbullta kur veshët tanë janë mësuar të dëgjojnë vetëm lajme të trishta, lajme për vdekjes njerëzish për shkak Koronavirusit, një lajm shumë pozitiv na vjen nga Holanda, e që ka të bëjë me futbollistin maroken të Ajaksit, Abdelhak Nouri.
22-vjeçari gjatë ditës së sotme është zgjuar nga koma pas plotë 2 vite e gjysmë. Ai tashmë do të vazhdojë jetën në karrige me rrota dhe gjithë tifozët e futbollit janë të lumtur për rikthimin e tij në jetë.
Ndryshe ngjarja e trishtë kishte ndodhur me 8 korrik të vitit 2017-të, kur Ajaksi i tij po zhvillonte një miqësore luksi me Verder Bremenin në alpet e Austrisë.
Nouri gjunjëzohet në tokë befas dhe shtrihet në shpinë.
Ai humbet ndjenjat dhe një helikopter e nis në një spital të Insbrukut. Kontrollet zbulojnë një problem në tru dhe më pas vjen lajmi i tmerrshëm: “Nuri nuk mund të zbresë më në fushë”.
Djaloshi del nga koma, njeh familjarët, por pas pak kohësh përfundon sërish në koma, që zgjati plotë 2 vite e gjysmë.