Ish futbollisti i Milanit, Rikardo Kaka ka folur së fundmi në një intervistë të mbajtur live në Instagram. Braziliani është shprehur se ndodhet në karantinë prej 8 ditësh dhe del vetëm në rast nevoje, pasi edhe në Brazil masat janë të rrepta.
Përveç kësaj, legjenda e Milanit ka dhënë edhe një mesazh prekës për ish shokun e tij të skuadrës te Milani, Paoli Maldini, i infektuar me Koronavirus.
“Dal jashtë vetëm në rast nevoje. Po, jemi në shtëpi në Sao Paulo në karantinë prej 8 ditësh. Jemi pak vonë në Brazil, sepse virusi ka ardhur vonë dhe kjo gjë është e mirë. Kemi mësuar nga masat që kanë marrë shtetet e tjera, mbi të gjitha Italia. Shpresoj që rregullat të respektohen. Një mesazh për Maldinin? Gjithmonë, Forca Milan! Maldini është mirë dhe do të përmirësohet. Edhe djali i tij Daniel po bën të njëjtën gjë. Kapiteni i madh, gjithmonë me ty!”, – ka thënë Kaka.