Skuadra gjigande turke, Galatasaraji nuk heq dorë nga ylli shqiptarë i Liverpullit, Xherdan Shaqiri. Drejtuesit e skuadrës kampione të Turqisë janë të gatshëm për të nisur bisedime me homologët e tyre të Liverpullit, për transferimin e kosovarit në Stamboll.
Megjithatë, bisedimet thuhet se do të fillojnë vetëm atëherë kur të rifilloj futbolli pas pezullimit të shumë kampionateve shkaku i Koronavirusit.
Kujtojmë Galatasaraji edhe më herët kërkonte shërbimet e Shaqirit, mirëpo tentativat e tyre nuk ishin të suksesshme, ndërsa këtë herë ata janë të vendosur që të rrëmbejnë shqiptarin që përfaqëson ekipin kombëtarë të Zvicrës.
Mirëpo Galatasaraji nuk është klubi i vetëm që dëshiron shërbimet e Shaqirit, pasi interesim për të kanë shprehur edhe disa skuadra angleze dhe gjermane.